“Maqedonia që unë përfaqësoj është më e pjekur. Neve nuk na duhen qindra përmendore në shesh në Shkup, që të jemi maqedonas krenar. Kjo Maqedoni ju qaset fqinjëve të saj pa paragjykime”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në intervisë për televizionin N1 në Dubrovnik, gjatë kohës së qëndrimit për Forumin e sigurisë rajonale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me kontestin e emrit, Dimitrov tha se vizita e tij e fundit në Athinë është siç tha, “të shtosh mish skeletit” që përfaqëson besimin mes njerëzve. Ai tha se kontesti me emrin është afatgjatë dhe nuk mund të përgjigjet nëse kjo çështje do të mbyllet gjatë kohës së mandatit të kësaj qeverie.
Dimitrovi pranoi se ky proces nuk do të jetë i lehtë, veçanërisht pas 27 prillit. Ai e vlerëson si sukses atë që qytetarët në Maqedoni kanë arritur të bashkohen pa dallime të etnisë së tyre./Telegrafi/