Site icon Telegrafi

Dimitrov: Maqedonia me përparim më të madh se vendet e rajonit

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoni është shumë pozitiv. Maqedonia ka përparim të mirë në pesë, ndërsa është vërejtur përparim në katër nga 9 fusha, deklaroi mbrëmë ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ai theksoi se Raporti ka konstatime se më në fund vendet e kanë kaluar krizën më të madhe politike pas vitit 2001, se prej muajt maj 2017 Qeveria e reformave ka adresuar pyetjen për robërimin e institucioneve dhe me vetëdije ka forcuar demokracinë dhe udhëheqjen e së drejtës, si dhe vendi ka kaluar nëpërmjet ndryshimeve thelbësore në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe atmosferë të hapur politike, citon Telegrafi Maqedoni.

“Ka gjithsej nëntë fusha. Maqedonia ka përparim të mirë në pesë prej tyre fushave dhe në katër ka përparim. Nëse është kështu, nga ato katër vendet, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi dhe Maqedonia, do të thotë se Maqedonia në kuadër të njoftimit të kësaj periudhe është vendi çka ka bërë përparim më të madh. Sigurisht se ka logjikë politike dhe vetëdije politike në njoftim, megjithatë unë nuk do kisha minimizuar vlerat e vlerësimeve sepse mos harojm sot është 17 prill, nuk ka ka kaluar as gjysmë viti nga 27 prilli. Ku ishe Maqedonia në atë ditë dhe ku është sot, tha Dimitrov për emisionin “Otvoreno” për televizionin TV 24.

Nëse çështja e emrit nuk zgjidhet deri në qershor dhe nëse Maqedonia atëherë a do të merr datë për fillimin e bisedimeve, shefi i diplomacisë theksoi se kjo është pyetje çka mundet të përgjigjet vetëm Athina sepse vendimi për bisedimet merret vetëm me konsensus. /Telegrafi/

Exit mobile version