Maqedonia është një lajm i mirë në një kohë kur Evropa ka nevojë për lajme të mira. Le të njohim mundësinë dhe ta bëjmë përparimin e pakthyeshëm. Këtë e theksoi sot nga Brukseli ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ku zhvilloi takim me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), të organizuar nga përfaqësuesi i përhershëm të Austrisë në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri nga bashkëbiseduesit kërkoi vazhdimin e mbështetjes së vazhdueshme të BE-së dhe shteteve anëtare të saj mbi perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë.
Në takim, Dimitrov, duke përmbledhur aktivitetet e vitit të kaluar, mirëpriti fokusin e intensifikuar të Bashkimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu shpresën se do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Ai iu drejtua aktiviteteve lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Prespës dhe procesin e ndryshimeve kushtetuese, si dhe aktivitetet kyçe të reformave, veçanërisht ato që dolën nga konkluzionet e qershorit të Këshillit të BE-së. Në të njëjtën kohë, Dimitrov theksoi angazhimin dhe vendosmërinë, pavarësisht nga zhvillimi i proceseve, që të vazhdohet përgjatë rrugës së integrimeve evropian./Telegrafi/