Telegrafi

Dimitrov: Maqedonia e Veriut duhet të kuptojë vendin e rëndësishëm të komisionit për histori për anëtarësimin në BE

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet ta kuptojë vendin e rëndësishëm që ka puna e Komisionit të Përzier në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Këtë e ka deklaruar për agjencinë bullgare “BGNES”, profesor Angel Dimitrov, bashkëkryetar i Komisionit të përzier bullgaro-maqedonas për çështje historike.

Ai në deklaratë ka vlerësuar se në takimet e shumta të deritanishme nuk është arritur asnjë rezultat.

Tema për të cilën ata qëndruan më gjatë ishte gjetja e një qëndrimi të përbashkët për përfaqësimin e Arqipeshkvisë së Ohrit, por siç tha Dimitrov, për fat të keq nuk u pajtuan./Telegrafi/