Site icon Telegrafi

Dimitrov: Maqedonia duhet të ngrijë punën e historianëve

Dikush është nervoz. E shoh që “BGNES” po merret sërish me mua, me atë që më quajtën “koronavirus” për politikën bullgare, tha ish-ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov.

“Ata kujtojnë protokollin e komisionit ndërqeveritar të mbajtur në kohën kur Sofja mbështeti fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në! Dokumenti inkurajon Komisionin e Historianëve të përshpejtojë punën e tij, duke përfshirë temat më delikate nga periudha më delikate historike e rëndësishme për të dy vendet. Natyrisht, formulimi nuk krijon obligim, as juridik e as politik, sepse politika vetëm mund të inkurajojë dhe krijojë atmosferë pozitive për historianët, ka thënë Dimitrov në Facebook.

Sipas tij, atë ambient e pamundësoi Bullgaria, kur vendosi të përpiqet të arrijë atë që do me shantazh dhe forcë.

Sipas tij, kjo përpjekje është shprehje e nervozizmit për rolin tim në betejën për të mos rënë në grackën e propozimit francez.

“Duke mos parë se betonizimi i shantazheve me vulë europiane e bën edhe më të pamundur punën e komisionit për çështje historike. Qëndrimi im është se pala maqedonase duhet të ngrijë punën e historianëve si kundërmasa ndaj shkeljes së nenit 2 të marrëveshjes nga Sofja. Përderisa ka veto, nuk ka kushte për punën e komisionit të padëmtuar nga shantazhet. Roli im sigurisht do të vazhdojë”, tha ai./Telegrafi/

Exit mobile version