Telegrafi

Dimitrov-Lisjen: Theksohen mardhëniet e mira në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kinës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, priti sot në takim lamtumirëse ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë Veriore, Yin Lisjen përpara largimit të saj nga vendi.

Ministri Dimitrov falënderoi për kontributin e ambasadorit Lisjen në ndërtimin e miqësisë Maqedoni-Kinë. Duke shprehur kënaqësinë nga angazhimi i saj i frytshëm në vendin tonë, Ministri Dimitrov e prezantoi me mirënjohje për përkushtimin dhe përpjekjet e saj të investuara në promovimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës.

“Qëndrimi juaj i sinqertë, me qëllime të mira dhe profesionale në punë kontribuoi, ndër të tjera, për të intensifikuar shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë”, tha ministri Dimitrov.

Ai shprehu kënaqësinë që pikërisht gjatë mandatit të saj në vendin tonë u shënuan 25 vjet që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Dimitrov theksoi se të dy vendet hapën një fushë të gjerë të mundësive të bashkëpunimit dhe shprehu besimin se pasardhësi i saj do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë për të ushqyer këtë prirje rritëse./Telegrafi/