Telegrafi

Dimitrov-Linkeviçius: Maqedonia meriton qasje drejt BE-së të bazuar në kritere

Ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov e përfundoi turneun rajonal baltik duke realizuar takime me homologun e tij lituanez, Linas Linkeviçius, ministrin e mbrojtjes, Raimundas Karoblis dhe anëtarët e komisioneve për punë të jashtme dhe çështje evropiane të Parlamentit të Lituanisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga MPJ, në takimin me Linkeviçius, ministri Dimitrov ka prezantuar vendosmërinë e fuqishme të Maqedonsië për t’i zbatuar të gjitha reformat e nevojshme për ndëtimin e institucioneve stabile dhe të drejta si një prej hapave kyçe në rrugën e vendit drejt BE-së dhe NATO-s.

“Si zëvendësministët i ri i Punëve të jashtme i Repunlikës së Maqedonisë para 17 viteve në Vilnius e nënshkrova Deklaratën e Vilniusit. Afër dy dekada më pas ne ende jemi në dhomën e pritjes së BE-së dhe NATO-s. Tani e kemi mundësinë e dytë për të arritur qëllimin për integrim euro-atlantik”, tha Dimitrov.

Dimitrov tha se në këtë rrugë vlerësohet shumë mbështetja e Lituanisë, si në njohjen e përcaktimit të Maqedonisë për realizimin e të gjitha kritereve të nevojshme për anëtarësim në BE dhe NATO, ashtu edhe në partneritet aktiv për realizimin e qëllimeve strategjike të vendit.

Linkeviçius shprehu mbështetje të qartë për ardhmërinë quro-atlantike të Maqedonisë, duke thënë se Republika e Maqednisë meriton qasje në BE e cila do të bazohet në kritere, e jo në disponim dhe kalendarë./Telegrafi/