Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov pas takimit me liderin e partisë greke Reka, Stavros Teodorakis tha se nëse do të kishim më shumë politikanë që mendojnë më shumë për gjeneratat e ardhshme dhe më pak për zgjedhjet e ardhshme, bota do të ishte një vend shumë më i mirë.
“Në Delhi kam pasur takim me Nikolla Dimitrovin. Së bashku kemi bërë një hap të parë, i thashë atij, por ka ende shumë më tepër për tu bërë, dhe nga ana juaj nuk të mos ketë më dyshim në marrëdhëniet tona. Ndjeva se ai më kuptonte”, shkruan Teodorakis në rrjetin social “Twitter”.
Nga partia Reka, deklarojnë se takimi në margjinat e Forumit Ekonomik në Delhi është bërë me iniciativën e Dimitrovit.
Sipas partisë Reka, Dimitrov e ka siguruar Teodorakisin se Maqedonia e Veriut do t’i ndryshoj përmbajtje e librave sipas marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/