Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në profilin e tij në Facebook shkruan se të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, do të mbështes kryetarin aktual për Bashkinë e Shkupit Petre Shilegov.
Ai njëkohësisht thekson se leksioni nga rrethi i parë i zgjedhjeve lokale është se duhet të punohet më ndryshe, shumë më mirë dhe me më sinqeritet.
“Me këtë shkrim dua t’i jap mbështetje të sinqertë Petre Shilegovit. Do të votojë për atë të dielën, me vetëdije të plotë. A ka bërë Petre shumë për Shkupin në mandatin e parë? Absolutisht. A është kryetar ideal? Nuk besoj. A është më e mirë se kundër kandidatja? Nuk kam dilema”, shkruan Dimitrov.
Ai tha se ka pasur dilema nëse të hyjë në garë në zgjedhjet lokale. Thekson se nuk është njeri partiak, por e ndjen se e ka për obligim te qytetarët e Shkupit që të shpreh qëndrimin e tij./Telegrafi/