Site icon Telegrafi

Dimitrov: Le t’i largojmë partitë nga vendimet për kuadrot në shkolla

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në ditën e parë të shkollës ka kritikuar sistemin arsimor në vend.

“Si arritëm të arrijmë në këtë pikë në tre dekada të të qenit shtet i pavarur? pra, në testet e “Pizës” për cilësinë e arsimit (lexim, matematikë dhe shkencë) a duhet të jemi pothuajse në fund të Evropës? Ndoshta ka shumë faktorë, por një gjë më bie në sy, partizim i shkollave, mësuesve të punësuar përmes listave partiake. Duhet ta dini se problemi më i madh i Maqedonisë sot është klientelizmi, sepse kjo e gërryen dhe e shpërbë të gjithë sistemin”, tha Dimitrov.

Sipas tij, është e nevojshme të merren shembull modelet arsimore të disa vendeve evropiane.

“Rruga përpara është të kopjohen modele të suksesshme nga Estonia apo Finlanda, Sllovenia… ndërsa partitë të largohen nga zgjedhjet e kuadrit për shkollat”, thekson Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version