Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov shprehet se pas agresion rus ndaj Ukrainës qëndron presidenti Vladimir Putin, frika e tij për një Ukrainë fqinje demokratike dhe e lir si dhe kthimi në histori.
SIpas tij, për shkak të mungesës së protestave, nuk dihet nëse populli rus e miraton një gjë të tillë.
“Duke gjykuar sipas protestave publike kundër luftës në Rusi, vend ku është rrezik të dilet në protestë, pikëpyetje është se sa sa populli rus e miraton këtë luftë. Sulmi ndaj një shteti të pavarur që nuk ka kërcënuar, që nuk ka provokuar është sulm ndaj botës së lirë, ndaj sigurisë evropiane dhe sulm ndaj rendit botëror”, tha Dimitrov.
Ai shtoi se kur Putin e cilësoi Ukrainën si krijesë të Leninit që nuk ka të drejtë të ekzistojë, është dashur të humbasë mbështetësit maqedonas./Telegrafi/