Partizimi është armiku ynë, bashkë me motrën e saj – korrupsionin. Partizimi është fajtori kryesor për gërryerjen e arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë, shkruan ish ministri i MPJ-së, Nikolla Dimitrov.
“Kulaçi politikë duhet të shkurtohet në mënyrë drastike dhe të dihet saktësisht se ku përfundon politika dhe funksionet politike. Duhet t’i shtyjmë partitë politike atje ku e kanë vendin. Të udhëheqin politika, jo të punësojnë dhe emërojnë votuesit e tyre si drejtorë të kompanive dhe agjencive publike.
Të rinjtë duhet të kenë mundësi të barabarta, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike apo ndonjë tjetër apo jo. Nga punësimi i nivelit fillestar, deri te pozicionet drejtuese në sektorin publik, kriter duhet të jenë aftësia dhe njohuritë, njerëz të aftë të përzgjedhur përmes konkurrencës publike nga njerëz të pavarur nga politika.
Sistemi duhet të jetë i njëjtë edhe për tonën edhe për tuajin edhe për të tjerët!”, theksoi Dimitrov./Telegrafi/