Ish-ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov nuk pajtohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski se të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë justifikuar shantazhin e Bullgarisë me historinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, në Evropë nuk ka mirëkuptim, siç thotë ai, për qëndrimet anakronike anti-evropiane bullgare.
“Në fakt, ankesat në Sofje se nuk ka solidaritet të mjaftueshëm me ta dhe se nuk kuptohen, janë një temë publike prej kohësh tek fqinjët. Akuzat ndaj meje direkt nga Sofja ishin në të njëjtën linjë, sepse unë praktikisht i ekspozova tezat e tyre, duke u siguruar që ata të ishin të vetmuar në mjegullësi”, tha Dimitrov.
Ish-Ministri konsideron se deklarata e Kovaçevskit mund të jetë e rrezikshme dhe lehtësisht e keqpërdorur si presion ndaj pozitave maqedonase.
“Sepse ai shkon në linjën e Radevit, i cili me këmbëngulje vendos teza të tilla, ndoshta duke e detyruar politikën e brendshme me këtë çështje. Sepse një “miqësi” e ndërtuar mbi një themel të shtrembër thjesht nuk do të mbijetojë. Bullgaria ka një pozicion më të mirë negociues sepse është shtet anëtar, por për këtë nuk duhet të ndalemi së kujtuari se në anën tonë janë parimet, vlerat evropiane dhe e drejta ndërkombëtare. Dhe për të luftuar për ta. Dhe të kërkojmë ndihmë nga shtetet e tjera anëtare sepse edhe ne po luftojmë për imazhin e BE-së. Dhe për të mos u zhytur në tezat bullgare se sjellja e tyre pranohet dhe mbështetet”, tha Dimitrov./Telegrafi/