Site icon Telegrafi

Dimitrov-Kotzias: Kemi përparuar në bisedimet për çështjen e emrit (Video)

Ka përfunduar takimi ndërmjet shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias. Në këtë takim të mbajtur në Ohër ka vazhduar raundi i bisedimeve për të zgjidhur çështjen e emrit ndërmjet të dy shteteve fqinje, çështje që zgjat tashmë 25 vite.

Me këtë rast, Dimitrov tha se “kishim bisedime të hapura dhe të sinqerta dhe folëm për shumë çështje që e përbëjnë dallimin për këtë çështje. Për një pjesë të tyre ka përparim, kurse për një pjesë tjetër vazhdojnë të mbeten dallime. Për herë të parë biseduam për afatin kohorë, dhe për hapat se si do të bëhet zbatimi i marrëveshjes, nëse arrihet e njëjta. Ishte bisedë me mirëkuptim të madh për nevojat e tjetrit, dhe sfida jonë kryesore është se si shqetësimet e të dy palëve t’i kombinojmë ashtu siç duhet.

Derisa biseduam, takim patën edhe grupet e punës, që në bazë të përparimit nga takimi i Vjenës, para dhjetë ditësh, praktikisht e arritën pajtimin e tekstit për bashkëpunimin e ardhshëm në sfera të ndryshme, që punuan edhe në një tekst për pengimin e irredentizmit nga të dyja palët, dhe në paragrafet e preambulës të marrëveshjes së ardhshme dypalëshe.

Për këto biseda do t’i njoftojmë kryeminstrat tanë, procesi vazhdon, por do të ju njoftojmë për hapin e radhës.”

Me këtë rast Kotzias tha se “Kur takohemi bisedojmë për çështje të vështira, dhe përpos temave, arrijmë edhe mirëkuptim dypalësh. Do të takohemi në periudhën që vjen, më 3 dhe 4 maj në Selanik, por do të takohemi edhe më 11 dhe 12 maj, ku do të diskutojmë për të ardhmen e Evropës.

Dëshiroj të falënderoj diplomatët e të dy vendeve. Kemi vërejtur përparim, posaçërisht në këtë kuadër të bashkëpunimit të përbashkët, por edhe në çështjet e vështira si ajo e irredentizmit.

Aq më shumë që afrohemi dhe zgjidhim çështjet tona, mbeten gjithnjë e më pak të tilla, por janë më të vështirat. E bëmë hapin pozitiv që mundëm sot, dhe gjithnjë besojmë se do të arrijmë t’i lehtësojmë çështjet më të vështira.

Gjithsesi se u përballëm me problemet e vështira, dhe tentojmë të zgjidhim problemet e të kaluarës, të shkaktuara nga tjerët.”/Telegrafi/

*Video A1on

Exit mobile version