Telegrafi

Dimitrov-Koenders: Të përforcohet bashkëpunimi Maqedoni-Holandë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka realizuar një takim pune me homologun e tij holandez, Bert Koenders, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dy diplomatët kanë shprhur kënaqësinë për zhvillimet në lidhje me miqësinë dhe bashkëpunimin e të dy vendeve. Ata u zotuan për të vazhduar ky angazhim dhe për të përforcuar bashkëpunimin në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit kanë diskutuar për situatën e re politike pas formimit të Qeverisë së re. Muajin e ardhshëm, Koenders do ta vizitojë Maqedoninë./Telegrafi/