Për ne është me rëndësi që gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas të mbeten të paprekur. Kemi mekanizëm që çështjet historike të zgjidhen nga historianët dhe me rëndësi është procesi i anëtarësimit të evropianizohet, e jo të ballkanizohet, porositi zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, pas vendosjes së luleve para përmendores së Shën Klimentit dhe Ohrit në BKU “Shën Klimenti i Ohrit”.
Pozicionet tona janë në parim të pastra si kristali, potencoi ai, në të drejtën e vetëvendosjes dhe paralajmëroi se do të vazhdohet me bisedime me Bullgarinë fqinje dhe siç tha, do të vazhdojmë t’i bindim se nuk mundet e drejta e vetëvendosjes të jetë pengesë për integrimet evropiane ose për fqinjësi të mirë.
Ai vlerësoi se kjo është goditje e madhe për politikën evropiane drejt Ballkanit. Së pari, sqaroi, sepse në mars vendimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në rastin e Maqedonisë së Veriut ishte i pakushtëzuar dhe e dyta, nënvizoi, nga të gjitha anët kishte zëra se ne e përfunduam punën tonë dhe duhet të fillojmë bisedimet për anëtarësim.
“Mendoj se duhet ta shmangim kurthin që të dëshpërohemi ose të hyjmë në ndonjë pritje të re. Që të mos bëhet kjo humbje e jona duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë që të punojmë. Ka vullnet shumë të mirë pikërisht për shkak të rastit drastik në shumë vende”, deklaroi Dimitrovi.
Ai informoi se këto ditë ka kontaktuar me shumë homologë të tij nga vendet anëtare dhe se po bëjnë plan se si të përfshihen në agjendën tonë reformuese.
“Nëse më nuk mund të fillojë procesi i anëtarësimit formalisht, i cili është vështirësuar edhe pse nuk duhej me çështje bilaterale, me veto, ta evropianizojmë vendin me mbështetje të vendeve anëtare të cilat e shohin se absolutisht e meritojmë”, theksoi Dimitrovi.
Përkujtoi se në në Raportin e tetorit në kriteret politike ne kishim përparësi të sigurt para vendeve kandidate të cilat janë në negociata. Dhe për këtë, potencoi, të jemi në kondicion të mirë atëherë kur Evropa do të arrijë t’i bindë të gjitha vendet e saj anëtare të jenë në linjë të vlerave të tyre. Dimitrovi konsideron se kjo duhet të jetë në agjendën tonë.
Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se problemet zgjidhen vetëm përgjatë dialogut.
Ai theksoi se lartë i vlerësojmë përpjekjet e presidencës gjermane, ndërsa sot në Këshillin për Punë të Përgjithshme për këtë do të bisedohet si pikë për informim.