Telegrafi

Dimitrov kërkon shkarkimin e Mizrahit për shkak të ndryshimit të emrit nga Maqedonia e Veriut në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në konferencë për shtyp në Qeveri njoftoi se Greqia ka dërguar notë verbale në vendin tonë për shkak të ndërrimit të emrit Republika e Maqedonisë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Dimitrov u shpreh se do të kërkojë nga ministri teknik, Oliver Spasovski që ta shkarkojë Reshela Mizrahin nga funksioni i ministres teknike në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Ministrja Rashela Mizrahi në ministrinë e saj ndryshoi emrin ‘Maqedonia e Veriut’ në ‘Maqedonia’

“Nëse nuk e kthen emrin kushtetues, i sugjeroj Oliver Spasovskit të propozojë shkarkimin e saj në Kuvend. Në veprimin e saj ka elemente që mund të parashtrojnë përgjegjësi penale sipas nenin 353 dhe nenit 390 të Kodit Penale”, tha Dimitrov.

Ai theksoi se ministrja Mizrahi nuk e ka respektuar Kushtetutën dhe e rikujtoi atë se obligimi i saj në këtë Qeveri teknike është që të kujdeset për keqpërdorimet e mundshme në këtë ministri para organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Në vend të kësaj, ajo me këtë veprim jo vetëm që shkeli Kushtetutë, por shkeli edhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, i problematizoi marrëdhëniet me Greqinë, krijoi probleme në realizimin e qëllimeve strategjike – anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, tha Dimitrov.

Aj shtoi se MPPS nuk është banesë private e ministres ashtu siç edhe Kushtetuta nuk është letër e thjeshtë.

“Ministres ndoshta nuk i pëlqen Kushtetuta apo Marrëveshja e Prespës, por nuk i jep të drejtë të ndryshojë”, tha Dimitrov./Telegrafi/