Ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Parlamentin Evropian mbajti fjalim dhe sesion të pyetjeve dhe përgjigjeve me deputetët evropianë në suaza të Komitetit për punë të jashtme (AFET-grupi), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë diskutimit me deputetët e Parlamentit Evropian, Dimitrov nga ato dhe nga Bashkimi evropian kërkoi përkrahje dhe nxitje që Maqedonia të ketë vit 2018, pozitiv dhe optimist, kur pritet që Komisioni evropian të japë rekomandim të qartë për hapje të negociatave fillestare për anëtarësim.
Në lidhje me politikën e jashtme, shefi i diplomacisë Dimitrov tha se ekziston agjendë reformatore vendase, e koordinuar me Komisionin evropian – Plani për reforma “3-6-9”
Ai tha Qeveria ka kyçur sektorin joqeveritar në zhvillimin e planit dhe monitorimin e zbatimit të atij plani dhe veçmë kanë kaluar tre muaj, ndërsa tani vijojnë gjashtë dhe nëntë, gjegjësisht katër të pestat e masave janë të finalizuara, ndërsa një pjesë është në proces të realizimit.
“Synimi ynë kryesor është anëtarësimi në BE, që është për të mirën e Maqedonisë, të jetë demokraci evropiane, të sillet Evropa në vendin tonë. Poashtu, duam anëtarësi edhe në NATO, të kemi marrëdhënie të mira me shtetet fqinje dhe besojmë se qëllimi kryesor i politikës së jashtme është zgjidhja e problemeve, duam dyer të hapura, ndërtim të urave dhe investim në miqësi. Ne nuk mund të bëjmë vetë nëse nuk kemi rajon të suksesshëm dhe besojmë se të gjitha shtetet fqinje kanë rol të rëndësishëm në suksesin tonë. KJo është qasja jonë ndaj çështjeve rajonale”, tha Dimitrov.
Ai gjithashtu shtoi se janë të vetëdijshëm që ka shtete anëtare të BE-së që janë ende skeptike, duke shtuar se Maqedonia ofron arsye që ata të binden se është puna e vërtetë nëse Maqedonia është anëtare e BE-së./Telegrafi/