Site icon Telegrafi

Dimitrov kërkon mbështetjen e OSBE-së gjatë procesit të reformave

Ministri për Punë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në takim me sapo të emëruarin e shefit të misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja, theksoi rolin e rëndësishme të OSBE-së në mbështetje të procesit të reformave të Qeverisë me besimin se bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë gjatë mandatit të tij.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit i shkëmbyen mendimet për realizimin e planeve të planifikuara të misionit të OSBE-së në Shkup, me theks të veçantë mbështetjen e OSBE-së në procesin e reformave. /Telegrafi/

Exit mobile version