Site icon Telegrafi

Dimitrov: Kemi mundësi serioze për të ecur para

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot realizoi takim me zv.sekretarin e përgjithshëm të Shërbimeve për Punë të Jashme pran BE-së, Jean-Kristof Beliard.

Takimi është mbajtur në kuadër të takimit të drejtorëve politik për çështje evropiane nga Ballkani Perëndimor, ku nikoqir ishte Ministria e Punëve të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fokusi i bisedimeve është vendosur tek perspektiva evropiane e Maqedonisë dhe vendeve të rajonit.

Nikolla Dimitrov në takim tha se edhe përkrah pengesave të përditshme, sheh shpresë tek trupi reformator.

“E kemi shfrytëzuar krizën që të rritemi dhe para neve është perspektiva të cilën nuk mund ta humbim. Kemi mundësi serioze për ecje përpara”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version