Site icon Telegrafi

Dimitrov: Jemi të bindur se Franca do të njoh punën tonë për të krijuar një demokraci evropiane në vend

Zv. kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot qëndruan për vizitë pune në Paris. Gjatë vizitës, realizuan takime me sekretarin shtetëror për çështje evropiane, zonjën Ameli de Monshalen, në Ministrinë e punëve të jashtme të Francës si dhe me Kleman Bon, këshilltar për Evropë në Kabinetin e kryetarit Emanuel Macron.

Në takime, zëvendëskryetari i Qeverisë, Osmani dhe ministri Dimitrov theksuan rëndësinë e raportit të fundit të Komisionit Evropian që saktë pasqyron shkallën e reformave të arritura në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar , dhe qartë rekomandimin e përcaktuar për fillimin e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Evropian, që konfirmon gatishmërinë tone të plotë për fazën e ardhshme të këtij procesi afatgjatë.

Bashkëbiseduesit u informuan në detaje mbi progresin e
bërë mbi fushat kyçe të cilat janë pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian vitin e kaluar, dhe janë një bazë solide për marrjen e vendimit nga ana e Këshillit Evropian për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut këtë vit.

„Jemi të bindur se Franca do të njoh punën dhe etjen tonë për të krijuar një demokraci evropiane të qëndrueshme dhe prosperuese në vend, që përputhet plotësisht me vizionin dhe përpjekjet e Presidentit Makron për një Evropë të fortë, të qëndrueshme dhe me prosperitet“, theksoi ministri Dimitrov.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe për strategjinë Franceze për Ballkanin Perëndimor, i cili është në procesin plotësues me procesin e integrimit të vendeve nga rajoni në Bashkimin Evropian, përmes mbështetjes së agjendës së reformuese për zbatim më të shpejtë të standardeve Evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version