Site icon Telegrafi

Dimitrov: Javët e ardhshme do të formohet komision për ndryshimin e librave të Maqedonisë dhe Greqisë

Në javët e ardhshme do të formohet një komision, i cili do të punojë në rishikimin e teksteve shkollore, me çka do të ketë ndryshime në Maqedonisë dhe Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e tha sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në emisionin “Top Tema”.

Në pyetjen se kur konkretisht fillon historia e Maqedonisë, Dimitrov tha se këtë pyetje për historianët.

Ai gjithashtu theksoi se për anëtarësim në NATO nevojitet zbatimi i plotë i marrëveshjes me Greqinë.

“Në marrëveshje të gjitha këto procese ngritur në zbatimin e saj. Në Samit të gjitha vendet anëtare do të marrin vendim për dhënien e ftesës për anëtarësim, ndërsa gjithmonë ka kushte që vendin kandidat duhet t’i zbatojë për anëtarësim dhe në këto kushte ne do të parashikojmë edhe pjesën çka e kemi lënë nga zbatimi i marrëveshjes me Greqinë. Ne do të hymë në NATO me emrin Republika e Maqedonisë Veriore, tha Dimitrov. /Telegrafi/

Exit mobile version