“Ne kemi mundësi të dytë për të krijuar shtet të vërtetë, të rregulluar dhe duhet të bëjmë gjithçka që ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në emisionin ‘Analiza 24’. Ai shtoi se po bisedohet me udhëheqësinë e Greqisë dhe tha se bashkëbiseduesit e tyre janë ata që e krijojnë politikën e jashtme të Greqisë.
“Interesi kryesor i tyre, nga ajo që shihet, është të ketë dallim më të qartë mes Maqedonisë tonë dhe Maqedonisë së tyre, ndërsa interesi ynë kryesor është ta ruajmë identitetin tonë”, tha Dimitrov.
Dimitrov tha se gjetja e propozimeve dinjitoze poashtu është e rëndësishme dhe se me përkushtim ky mision nuk është i pamundur, por është i komplikuar./Telegrafi/