Site icon Telegrafi

Dimitrov: Inkurajojmë Mathew Nimetz të jep propozim për çështjen e emrit

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, deklaroi se akoma nuk ka propozim për zgjidhjen e çështjes së emrit, por inkurajoi ndërmjetësuesin Mathew Nimetz të jep propozim në takimin e parë.

“Akoma nuk kemi propozim në tavolinë për çështjen e emrit. Vendosëm që ta inkurajojmë ndërmjetësuesin Methew Nimetz të del me propozim sa më herët që mundet, madje edhe të mërkurën e ardhshme”, tha Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, është fakt që mes Maqedonisë dhe Greqisë akoma ka dallime dhe në të ardhmen do të shihet nëse do të tejkalohen ato dallime.

Dimitrov shtoi se Maqedonia nuk mund të jetë vetëm greke, pasi nuk ka qenë dhe nuk është vetëm e tyre, pasi sipas tij, është rajon i madh gjeografik dhe përfshin tre shtete./Telegrafi/

Exit mobile version