Telegrafi

Dimitrov informon përfaqësuesit e huaj me gjendjen në vend pas masa të ndërmarrë kundër coronavirusit

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt një konferencë me përfaqësues të Misioneve Diplomatike-Konsullore dhe Misioneve të organizatave ndërkombëtare të akredituara në dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku shkëmbyen informacione për gjendjen me coronavirusin COVID-19.

Folësit iu drejtuan bashkërisht nga Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke iu referuar masave parandaluese në përputhje me udhëzimet dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me coronavirusin.

“Ministri Nikolla Dimitrov informoi përfaqësuesit e huaj në vend për vendimet e marra nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të cilat gjithashtu vlejnë për shtetasit e huaj që kanë qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut, si dhe ata që planifikojnë një udhëtim në vend në periudhën e ardhshme.

Ai gjithashtu theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme mbetet në dispozicion si pika kryesore e kontaktit për të gjitha misionet e huaja në vend, me qëllim që t’u sigurojë atyre informacione në kohë dhe të saktë mbi situatën në zhvillim në kontekstin e COVID-19”, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/