Site icon Telegrafi

Dimitrov: Me historinë le të merren historianët

Politika nuk mund të ndërhyjë në atë se si janë shkruar librat tanë të historisë. Fatkeqësisht, politika përzihet në masë të caktuar gjatë viteve të fundit në librat shkollorë të historisë. Mendoj se historia duhet t’u lihet historianëve dhe pse ne duhet të kemi frikë nëse Greqia nuk ka frikë të hapen tekstet e tyre, tha ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Kanal 5.

Sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë, mosbesimi, tensioni dhe pengesat tejkalohen me bisedë.

“Nëse duam të jemi shtet anëtar i NATO-s dhe një pjesë nga familja evropiane nuk mund me shtyrje ta kalojmë këtë prag, duhet të bisedojmë. Nëse kanë mundur të bisedojnë pas luftërave të mëdha, Franca dhe Gjermania, të krijojnë bashkëpunim të tillë, Gjermania dhe Polonia, përse ne nuk mundemi siç negociohet për histori. Prej nga kjo druatje, t’i hapim dhe t’i shohim. Duhet të folim hapur për këto çështje”, tha Dimitrov.

Në pyetjen nëse Greqia hyn në çështjen e identitetit, ai u përgjigj se duhej “shumë më herët të fillojmë të punojmë – edhe me politikën greke dhe me kombin grek dhe opinionin e tyre”

Duhet të jemi të kujdesshëm, shtoi Dimitrov, sepse pozita jonë ishte në mënyrë drastike e prishur me ndërlidhjen e identitetit të maqedonasve në fushën e antikës.

“Sipas meje, ajo ishte një gabim i madh dhe thelbësor – edhe drejt vendit edhe jashtë tij”, shtoi Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version