Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se i ka vënë në dukje pushtetit të kaluar të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski dhe ministrit Osmani për gabimet në lidhje me bllokadën nga Bullgaria dhe se ka vënë në dukje problemet me propozimin francezë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Këshilla ime tani është të mos jemi të vetëkënaqur se kjo do të funksionojë vetë dhe se kemi shumë kohë, por në të njëjtën kohë nuk është e mençur të kemi panik dhe dëshpërim. Jemi në këtë rrëmujë pjesërisht për shkak të një politike paniku dhe dëshpërimi. Një problem duhet të piqet që të zgjidhet. Këtë problem na e zbuluan fqinjët tanë. Dhe ne duhet të gjejmë një mënyrë për ta zgjidhur atë. Qeveria e kaluar e ka pranuar problemin dhe ka premtuar se do të bëjë diçka që nuk mund të bëhet”, tha Dimitrov në “Daily Click”.
I pyetur se ka të drejtë Mickoski kur thotë se liderët e mëparshëm vetëm kanë tundur kokën në Bruksel dhe kanë premtuar se do të bëjnë diçka që nuk mund të bëhet, Dimitrov thotë se këtë çështje është larguar nga qeveria e mëparshme
“Për këtë çështje jam ndarë nga qeveria e mëparshme. Unë kam bërë atë që kam besuar dhe kam pasur dallime që janë deklaruar publikisht gjatë kohës që kam qenë në Qeveri. Unë parashikova se çfarë do të ndodhte dhe ndodhi. Përgjegjësia e vendimmarrësve në atë kohë është e madhe, sepse atmosfera ishte që vetë shtetet anëtare na thanë: Nikolla edhe për ne procesi i anëtarësimit është një vijë e kuqe që ne duhet ta ruajmë dhe nëse nuk ka çështje dypalëshe të historisë dhe identitetit, do të jetë zgjerim i kutisë së Pandorës”, tha Dimitrov.
DImitrov thotë se ka paralajmëruar ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevskin dhe ish-ministrin e MPJ-së, Bujar Osmanin për propozimin francez.
“Njerëzit kryesorë që u përfshinë në këtë proces. Kjo ndodhi kur ishin Kovaçevski dhe Osmani, dhe kur i thirra për t’i paralajmëruar, përgjigja ishte: “por qeveria juaj pranoi”. Dhe ata menduan se do ta dorëzonin. Kam pasur problem me propozimin francez dhe ajo situatë ka dalë e saktë”, ka thënë Dimitrov.