Me ftesë të Universitetit të Gracit, në Austri, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të mbaj një ligjëratë në këtë universitet.
Kjo ligjëratë do të përmbyllet me një debat rreth temës “Përmes Prespës deri në Evropë: Integrimi Evropian i Maqedonisë së Veriut”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vëmendje e posaçme do t’i jepet Marrëveshjes së Prespës, evropianizimit si proces që kontribuon në tejkalimin e konflikteve dhe çështjeve në rajon.
Gjatë qëndrimit në Austri, Dimitrov do të realizojë edhe disa takime me këshillëtarë shtetëror lokal, dhe me përfaqësues të bashkësisë afariste./Telegrafi/