Ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov qëndroi për vizitë tri ditore. Ai realizoi takim zyrtar me sekretarin Mike Pompeu, ndërsa kishte takime edhe me senatorët nga Shtëpia e Bardhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me mbajtjen e referendumit dhe shpërndarja e lajmeve të rrejshme që po publikohen në opinion para fillimi zyrtar të fushatës për referendum, Dimitrov tha se është një fenomen që po e preokupon tërë botën dhe për një periudhë të gjatë është e rëndësishme të rritet leximi i mediave.
“Ne jemi tokë pjellore për lajme të rrejshme, jo vetëm në Maqedoni, por në përgjithësi në Ballkan. Duam teori në konspiracione. Kjo është një sfidë e madhe për demokracinë tonë, sepse njerëzit duhet të vendosin mbi bazën e informacioneve. Nëse qytetarët nuk janë të informuar, nuk funksionon demokracia. Për këtë shumë e rëndësishme ta marrim seriozisht këtë fenomen. Kjo nuk është vetëm obligim i qeverisë dhe shtetit, por edhe i mediave, gazetarëve, organizatave joqeveritare”, tha Dimitrov.
Në kontest të ndodhive në Greqi, para një kohe të qartë, në pyetjen se Qeveria a ka strategji që ti kundërvihet Rusisë që të mos ndërhyjë dhe të ndikojë në referendum, Dimitrov theksoi se qëndrimi i Maqedonisë për NATO dhe BE është i qartë, se përqindja për mbështetje rritet, megjithatë gjithmonë dy e treta deri te tre e katërta nga qytetarët mendon se kjo është e mirë për Maqedoninë. /Telegrafi/