Nëse ka pasur një gjë pozitive nga këto përpjekje të padobishme në dy vitet e kaluara, thotë Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, problemet ishin më shumë nga ana e BE-së sesa nga ana jonë.
Heiko Mass deklaroi kur tha se nëse ndodh skenari më i keq, gjegjësisht të mos marrim datë për fillimin e bisedimeve do të jetë edhe në dëm të Gjermanisë dhe BE-së, mendonte se politikat e zgjerimit nuk është vetëm në interes të Ballkanit, por edhe vetë Evropës, tha Dimitrov për “Utrinski Brifing”.
“Evropa do të jetë më e sigurt nëse vlerat evropiane qeverisen në këtë rajon, institucionet janë të forta, politikat janë në përputhje me politikat evropiane. Këto ditë, për fat të keq, çështja e migrantëve është aktuale. Evropa nuk mund të jetë e sigurt nëse nuk është në përputhje me politikat tona dhe me vendet e tjera të rajonit. Ne jemi bashkë në këtë, gjeografia e dikton këtë, ekonomia e dikton këtë”, tha Dimitrov./Telegrafi/