Site icon Telegrafi

Dimitrov: Është vështirë që ndonjë vend anëtar i BE-së të thotë “jo” për tregimin e Maqedonisë në vitin 2019

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në lidhje me nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian tha se “është shumë vështirë që ndonjë vend anëtar i BE-së të thotë ‘jo’ tregimit të Maqedonisë në vitin 2019, kjo është situata e tashme”.

Sipas tij, ekziston një konfuzion në leximin e mesazheve nga samiti i Berlinit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Procesi është gjithmonë në tre hapa. Komisioni Evropian e publikon raportin, shtetet e lexojnë, e analizojnë, e krahasojnë me infromacionet e veta, dhe më pastaj e shqyrtojnë në kuadër të Këshillit për çështje të përgjithshme, dhe më pastaj në Këshillin e BE-së marrin vendim politik”, tha Dimitrov.

Ai në festimin e 50 vjetorin e ministrisë së Punëve të Jashtme foli për historikun e ministrisë që në fillim ka nisur si Byro për marrëdhënie me jashtë dmë 29 prill të vitit 1969, dhe më pastaj është bërë Sekretariat për marrëdhënie me jashtë.

“Jemi krenarë që në dy vitet e kaluara e kthyem diplomacinë e ndershme. Kemi 19 diplomatë me karrierë nga kjo qeveri nga ku pesë ambasadorë janë gra, me çka përpiqemi ta arrijmë barazinë gjinore. Ambasadore ka në BE, Londër, Paris, Stokholm dhe Lubjanë”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version