Site icon Telegrafi

Dimitrov: Është e vështirë të vazhdosh t’i quash miq bullgarët, kur kontestojnë gjuhën maqedonase

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Radio BBC ka deklaruar se është problem i brendshëm çështja se si ndihen dhe çfarë gjuhe flasin banorët e vendit tonë. I pyetur nëse Maqedonia e Veriut e sheh si një vend mik Bullgarinë edhe përkundër bllokadës në rrugën drejt BE-së, Dimitrov tha se me veprimet e tyre, kjo vështirë se mund të thuhet.

“Sinqerisht, ata e bëjnë këtë me shumë vështirë. Nuk është miqësore të vësh në dyshim gjuhën e fqinjit tënd. Nuk është shumë miqësore të bllokosh diçka që është kaq e rëndësishme për njerëzit e Maqedonisë së Veriut – e ardhmja jonë evropiane. Realisht është vërtet e vështirë të vazhdosh t’i quash miq në një farë mënyre”, tha mes tjerash Dimitrov.

 

Exit mobile version