Telegrafi

Dimitrov: Edhe për Greqinë është më mirë që Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO

Jemi të fokusuar që të bindim të gjithë të përfshirët dhe fqinjin, Greqinë, se është më mirë që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, por edhe për të gjithë fqinjët, deklaroi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas mbarimit të konferencës së shtypit në kuadër të Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor, citon Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se a ka plan B, nëse nuk gjendet zgjidhje ndaj kërkesave greke, Dimitrov tha se duhet të përqëndrohemi në planin A.

“Mendojë se për t’i rritur mundësitë për sukses duhet të mendojmë dhe të jemi të përqëndruar në planin A”, theksoi Dimitrov. /Telegrafi/