Site icon Telegrafi

Dimitrov e njoftoi Roth për zhvillimet e bisedimeve me Greqinë

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me ministrin për çështje Evropiane në Ministrin për Punë të Jashtme të RF Gjermanisë, Michael Roth, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Dimitrov e njoftoi ministrit Roth me rrjedhjen e bisedimeve me Greqin për dallimet rreth emrit, si dhe proceset e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO. Ai theksoi rendësin e ndihmës të miqve tonë evropian për këtë rrugë. Me këtë mendim falënderoi rolin dhe angazhimin e deri tanishëm të Gjermanisë.

Roth e përshëndeti përmirësimin e proceset reformuese të vendit, e sqaruar qartë në raportin e Këshillit Evropian dhe përmbajtjen e rekomandimit për fillimin e bisedimeve me BE. Në këtë drejtim, përsëriti se Gjermania edhe më tej qëndron mbështetës i fortë i Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s. Ai shprehu kënaqësi dhe guxim për përpjekjet e Qeverisë për arritjen e një marrëveshje në bisedimet me Greqinë. /Telegrafi/

Exit mobile version