Site icon Telegrafi

Dimitrov: E ardhmja e rajonit vetëm përmes zgjerimit të BE-së

“Lidershtipin që e tregoi Gjermani me procesin e Berlinit është i rëndësishëm. Disa përfitime nga procesi janë të prektshme, disa janë më shumë politike. E ardhmja e qetë, stabile dhe demokratike janë qëllime që nuk mund të arrihen ndryshe përveç të ardhmes evropiane të rajonit”.

Këtë e theksoi sot zëvendëskryeministri i Qeverisë, Nikolla Dimitrov në fjalimin e panelit “Procesi i Berlinit – Çka vijon” në kuadër të Forumit dy ditor të sigurisë, ku morën pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe Sektori Think-Tenk.

“Gjerania ekonomikisht është shumë e pranishme në rajon. Për vendim tim, ky vend është partneri më i madh tregtar dhe gati gjysma e prodhimit të vendit shkon për në tregun gjerman. Politikisht kemi marrëdhënie të mira me Gjermaninë”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se Gjermania ka interes të qartë për procesin eurointegrues të rajonit. Dimitrov vlerësoi se procesi i vlerësimit ka ende krizë dhe se nuk do të ketë aktivitete.

Exit mobile version