Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në Konferencën e 56-të të Sigurisë në Munih, mbajti një fjalim në tryezën e rrumbullakët “Koordinimi, bashkëpunimi, konsolidimi? Lëvizja e Ballkanit Perëndimorë përpara” së bashku me krerët e shteteve dhe qeveritë nga rajoni, ministrat e BE-së dhe zyrtarët e lartë.
“Nëse dëshiron të jetë një forcë pozitive, të inkurajojë një politikë kompromisi, të stimulojë qeveritë pro-reformave, BE-ja duhet të njohë përparimin e Maqedonisë së Veriut. Ekziston një formulë për sukses: ne kemi nevojë për një metodologji të mirë, një qasje të ndershme për zbatimin e tij, dhe vullnet politik nga të dyja palët. Gjasat janë të mëdhaja”, tha Dimitrov.
Në margjinat e konferencës, Ministri zhvilloi disa takime dypalëshe sot me Jean Asselborn, Ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, David Harris, Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebre, Richard Moore, Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Foreign Office./Telegrafi/