Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot ka folur para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET), në agjendën e së cilës është leximi i parë i propozim rezolutës të Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimitrov para anëtarëve të Komitetit foli për aktualitetin në Republikën e Maqedonisë, në prag të referendumit rëndësishëm historik.
“Politikanët mund të bëjnë tërë karrierën dhe të jetojnë nga moszgjidhja e kontestit, ndërsa mund të mundohen dhe ta zgjedhin, duke mbrojtur më të rëndësishmen për të dyja vendet, për qytetarët që në vendet e tyre të jetojnë më mirë”, tha ministri.
Dimitrov gjithashtu foli edhe për zbatimin e reformave kyçe në vend dhe përgatitjet për procesin e skriningut me Komisionin Evropian.
“Nuk kërkojmë rrugë të shkurta apo shpërblime të pamerituara. Por, do të kisha dashur tregime të mira dhe shanset të jenë të valorizuar dhe të shfrytëzuar, veçanërisht në kohën kur në rajon, por edhe më gjerë iu duhet shembuj të tillë”, tha Dimitrov.
Siç njoftojnë nga MPJ, gjatë kohë së diskutimeve, eurodeputetët shprehën mbështetje të madhe dhe përgëzime për suksesi diplomatik gjegjësisht zgjidhjen e kontestit dekadash me Greqinë. /Telegrafi/