Telegrafi

Dimitrov: Dhjetë ambasadorët e emëruar kanë 214 vite përvojë punë, ambasadorët që i dërgoi OBRM-PDUKM kishin 28 vite përvojë pune

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot pasdite dha përgjigje ndaj akuzave nga OBRM-PDUKLM se MPJ është në kaos me emërimin e ambasadorëve të ri.

Dimitrov bëri krahasim me përvojën e punës në diplomaci që kanë ambasadorët që i ka kjo Qeveri dhe ambasadorët e Qeverisë së kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shoqata përsëri ka mbajtur konferencë për shtyp para MPJ-së. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi, të publikoj këtë, që populli të merr konkludime. Ambasadorët ‘tanë’ kanë 214 vite përvojë punë në diplomaci. Ambasadorët e ‘tyre’ që u dërguan në vitin 2014 kishin 28 vite përvojë punë në diplomaci”, tha Dimitrov.

Sipas të dhënave që prezantoi Dimitrov, 10 ambasadorë që janë dërguar në vitin 2014, kanë 28 vite përvojë punë në diplomaci, nga ku njëri është me 22, njëri me katër vite, një me dy vite dhe shtatë ambasadorë janë me 0 vite përvojë punë në diplomaci.

Në anën tjetër, 10 ambasadorë janë që janë dërguar në vitin 2019 kanë 214 përvojë pune në diplomaci. Shtatë prej tyre janë mes 26 dhe 27 vite përvojë, njëri është me 18 vite përvojë pune, njëri me 17 dhe njëri me 12 vite përvojë pune./Telegrafi/