Site icon Telegrafi

Dimitrov dhe Zaharieva po përfundojnë detajet e marrëveshjes për fqinjësi të mirë

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe homologia e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva, këtë fundjavë në Sofje do të përfundojnë detajet nga marrëveshje për fqinjësi të mirë për të cilën kanë diskutuar grupet e punës së Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Pajtimet e vogla teknike, siç i quajti Zaevi, duhet të përfudojnë sot, por nuk jepen detaje nga takimi mes Dimitrovit dhe Zaharievës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se është arritur kompromis rreth marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Prej MPJ-së informojnë se hapi i ardhshëm është që të informohen të dy qeveritë, dhe të përfundohet me konsultimet e brendshme.

Kryeministri, Zoran Zaev, pas vizitës në Bullgari, tha që marrëveshja është afër, kurse ajo pritet të nënshkruhet me 2 gusht, kur festohet edhe dita e “Ilindenit”./Telegrafi/

Exit mobile version