Telegrafi

Dimitrov dhe Osmani nesër për vizitë zyrtare në Francë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov, nesër (6 qershor 2019), për vizitë pune do të qëndrojnë në Republikën e Francës.

Siç njoftojnë nga qeveria, krahas takimit me Sekretaren Shtetërore për Çështje Evropiane,Ameli Demonshalen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, është e paraparë edhe takim me Kleman Bon, Këshilltar për Evropë në kabinetin e Kryetarit Emanuel Macron.

Vizita do të realizohet pas publikimit të fundit të Raportit të Komisionit Evropian dhe rekomandimit për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, në prag të mbledhjes së ardhshme të Këshillit të BE-së.

Në njoftim thuhet se gjatë vizitës do të shkëmbehen mendime edhe për avancimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, si dhe për procesin e integrimit të vendit tonë në NATO./Telegrafi/