Ministrat e punëve të jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov dje patën darkë të përbashkët në New York, ku po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
MPJ greke përmes Twitter publikoi fotografi nga takimi, por nuk kumtoi asnjë hollësi tjetër. Tani për tani nuk ka informata as përmes mediave greke se për çka kanë biseduar dy ministrat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kotzias para dy ditëve në New York u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me të cilin, mes të tjerash, biseduan edhe për çështjen për emrin.
Shefi i diplomacisë greke pas takimit, ku mori pjesë edhe ndërmjetësi Methew Nimetz, shfaqi bindje se pas zgjedhjeve ekziston dritare për mundësi për diskutim për çështjen për emrin, nëse braktiset irredentizmi./Telegrafi/