Site icon Telegrafi

Dimitrov dhe Kotzias sot takohen në Vjenë

Ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Katzias do të takohen sot në Vjenë me ndërmjetësin për çështjen e emrit nga OKB, Methju Nimetz. përcjellë Telegrafi Maqedoni.

Dy ministrat u takuan për herë të fundit para dy javëve në Ohër, ku ata theksuan se për herë të parë kanë diskutuar për afatin kohor në negociata dhe mënyrën e zbatimit të zgjidhjes së mundshme. Diplomatët e huaj pastaj konfirmuan përparimin në procesin e negociatave, por gjithashtu deklaruan se kanë ngelur të zgjidhen çështjet më të rënda të kontekstit të emrit. /Telegrafi/

Exit mobile version