Telegrafi

Dimitrov dhe Kotzias përgatiten për bisedimet në Vjenë, të dy palët duan zgjidhje të pranueshme

Edhe Maqedonia edhe Greqia duan zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit, e cila do të jetë me kompromis dhe respektim të interesave të të dy palëve.

Këtë e potencojnë përfaqësuesit zyrtar nga Athina dhe Shkupi, para raundit të ri të bisedimeve për emrit, që nesër duhet të mbahet në Vjenë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministriat e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, para takimit me ndërmjetësuesin e OKB-së Mattew Nimetz, përsëritën qëndrimin se duan të gjejnë kompromis dhe përfundimisht ta zgjidhin çështjen e emrit.

“Emri duhet të jetë i përbërë me prapashtesë gjeokrafike, ku do të kufizohet se nuk bëhet fjalë për Maqedoninë greke dhe nuk do të përmbajë elemente irredentiste”, ka thënë më herët Nikos Kotzias.

Ndërsa shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka thënë se prapashtesa gjeografik është e pranueshme, por si dallim nga territori i Greqisë dhe jo kufizim të gjuhës maqedonase, kombit dhe shtetit.

Ai ka përsëritur se për palën maqedonase është e papranueshme emër i ngjitur pa termin Maqedonia, si dhe që nuk është i përkthyeshëm.

Pala greke këmbëngul në zgjidhjen e emrit duhet të ketë edhe ndryshime kushtetuese në Maqedoni, pasi sipas tij, kjo nuk është vetëm kërkesë e Greqisë, por edhe garancë për qeveritë e ardhshme në Maqedonia nuk do të dalin me akuza.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitrsi Tzanakopoulos, dje ka thënë se tani “topi është në terren të Maqedonisë dhe se ata duhet të bëjnë disa hapa për të arritur marrëveshje”./Telegrafi/