Telegrafi

Dimitrov dhe Kotzias në takim joformal në Ohër (Foto)

Shefi i diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias, ka arritur sot në Ohër ku nesër do të realizojë takim zyrtare me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov.

Sot pasdite Kotzias dhe Dimitrov kanë darkuar së bashku në një nga restorantet e Ohrit dhe kanë realizuar një takim joformal, ndërsa pritet që pas negociatave të ecet një hap përpara në kontestin e emrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kotzias në aeroportin e Ohrit u prit nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa i pranishëm nuk ishte Nikolla Dimitrov.

Ky është takimi i tretë mes dy ministrave brenda një muaji, kur dihet që Kotzias para disa ditëve zbriti në aeroportin e Shkupit, ndërsa takimi i fundit ishte ai në Vjenë më 30 mars./Telegrafi/