Ka përfunduar takimi dypalësh Dimitrov-Kotzias në Selanik, për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Në kuadër të takimit katërpalësh Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Bullgari, Dimitrov dhe Kotzias kanë hulumtuar për mundësi dhe kombinime për çështje të ndërlikuara të bisedimeve, çështje që do të ishin të pranueshme për të dy palët.
“E dini që ende ka dallime. Ajo që bënë mbrëmë dhe sot është shqyrtim kombinatorikash që njëra ose tjetra palë do të mund t’i pranonte dhe kjo është detyra jonë. Për këto elemente duhet të flasim edhe në shtëpi dhe ta shfrytëzojmë edhe takimin e radhës”, tha Dimitrov pas përfundimit të takimit me homologun e tij Kotzias./Telegrafi/