Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në takim me delegacionin nga Brukseli e përbërë nga grupet punuese COWEB (për Ballkanin Perëndimor) dhe COELA (për zgjerim) nga Bashkimi Evropian tha se “detyra kryesore e vendit për momentin është të evropianizohet përmes ndryshimit rrënjësor shoqëror dhe në përqendrimin e gjërave që nevojiten”.
“Vetëm kështu do të arrijmë t’i mbajmë gjeneratat e ardhshme dhe të sigurojmë stabilitet dhe prosperitet”, shtoi Dimitrov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Vizita e punës së delegacioneve të COWEB dhe COELA kishte për qëllim këmbimin e mendimeve dhe prezantimin e arritjeve në pjesën e reformave lidhur me agjendën evropiane në vend.
Ai tha se në vend të kufijve, Maqedonia e Veriut do të përqendrohet në reforma, ofertë për jetë më tv mirë për qytetarët dhe krijim të rajonit të vlerave dhe urave.
Dimitrov theksoi se beson se Republika e Maqedonisë së Veriut paraqet tregim të shpresës për rajonin dhe Evropës në përgjithësi dhe kjo duhet të njihet nga inkurajohet nga BE-ja.
“Arritëm përparim historike me fqinjët tanë përmes marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë, ndërsa brenda vazhdimisht punojmë në zbatimin e reformave, përmirësimin e mënyrës së qeverisjes dhe përparimit të proceseve shoqërore”, tha Dimitrov.
Ministri Dimitrov në fjalimin e tij njoftoi të pranishmit për zbatimin e marrëveshjes së Prespës dhe aktivitet e ndërmarra në kontekst të nisjes sa më të shpejtë të bisedimeve me BE-në./Telegrafi/