Deri në fund të këtij muaji do të mbahet takim i nivelit të negociatorëve lidhur me kontestin për emrin. Jemi afër fundit me konfirmim të datës. Në këtë fazë të parë nuk do të ketë vizitë të ndërmjetësuesit Methew Nimetz dhe sapo të definohet e gjithë kjo do të informojnë nga zyra e ndërmjetësuesit.
Këtë e deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në konferencën e sotme për shtyp në qeveri në të cilën u paralajmërua mbajtje e samitit digjital të Ballkanit Perëndimor, nikoqir i së cilës vitin e ardhshëm do të jetë Republika e Maqedonisë.
Duke e komentuar deklaratën e zëvendës-ndihmësit sekretarit të shtetit amerikan Hoyt Brian Yee se zgjidhja e çështjes së kontestit me emrin është deri tani më afër gjetjes së zgjidhjes, Dimitrov theksoi se ekziston përpjekje që të krijohet një klimë pozitive, e cila sipas tij, është meritë e mësimit të mësuar me Maqedoninë e cila u la një kohë të gjatë të presë në pushimoren e BE-së.
I pyetur se çka nënkupton nën radhitjen lidhur me aktivitetet për tejkalim të kontestit, Dimitrov theksoi se në atë që është biseduar në takimin me kolegun e tij grek Nikos Kotzias në kuadër të Samitit katërpalësh në Selanik./Telegrafi/