Në emisionin “Rruga drejt” në Alsat ku u diskutua nëse do të ketë ose jo datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, u shpreh i bindur se datë për fillimin e negociatave do të ketë brenda vitit, por nuk saktësoi as datën as muajin e saktë të këtij viti se kur do të ndodhë.
Sipas tij bëhet fjalë për një sistem kompleks nga ana e të gjithave vendeve të Bashkimit Evropian dhe problemet teknike që ka pasur Bundestagu gjerman, por ai hodhi poshtë në mënyrë kategorike se ndonjë vend i BE-së ka probleme me vendin tonë. Biles ai u shpreh shumë optimist se dhe ka fjalën e kancelares gjermane se negociata do të hapen brenda këtij viti.
“Këtë vit ne kërkojmë vendim pozitiv nga të gjitha vendet e BE-së, që të gjitha vendet të hapin dyert për Maqedoninë e Veriut dhe të fillojmë procedurat për fillimin e negociatave. Ne po presim që vendimin të merret sa më shpejt por më parë duhet të merren disa vendime politike shtu siç është rasti me Bundestagun gjerman ku ka pasur edhe probleme teknike në këtë rast. Në korrik presim të ketë një debat, të ketë një vlerësim pozitiv për ne. Kancelarja Merkel u shpreh qartazi se ne duhet të kryejmë detyrat që na kanë thënë dhe ajo është e bindur se Bundestagu do të sjell vendim këtë shtator” tha ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov.