Site icon Telegrafi

Dimitrov: Çështjet e pazgjidhura bilaterale të mos e mbajnë procesin e inkuadrimit peng

I gjithë procesi dhe ne brenda edhe politikat e BE-së drejt rajonit janë pengu klasik në njëfarë mënyre i çështjeve historike, ndërsa në metodologjinë e re thuhet, një prej paragrafëve të mi të preferuar – çështjet e pazgjidhura bilaterale nuk duhet ta mbajnë peng procesin e inkuadrimit.

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov i pyetur që të japë koment për reagimet e eurodeputetëve bullgarë gjatë jalimit të djeshëm të eurokomisarit për Zgjerim, Oliver Varheji në Strasburg, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe gjuhën e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut për qytetarët me përcaktim bullgar.

“Debati në një organizatë tjetër ku jemi anëtare – Këshilli i Evropës në Asamblenë Parlamentare pata rastin t’u përgjigjem një pjese të këtyre akuzave në mënyrë që mendoj se nuk janë produktive. Fillimisht, pasi janë shumë larg realitetit, t’i bëhet vërehet shtetit tonë e cila është shoqëri multietnike, ku ka pranim të plotë të së drejtës së njerëzve që të vetëdeklarohen nëse janë pjesë e një bashkësie etnike ose e ndonjë bashkësie tjetër, ku për këtë çështje praktikisht edhe nuk ka ankesa në Komisionin për luftë kundër diskriminimit, nuk ka kurrfarë rastesh në Strasburg lidhur me Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut edhe para Gjykatës Evropiane për të Drejta të NJeriut, mendoj se kjo nuk është e mençur dhe korrekte”, tha Dimitrov.

Sipas tij, në linjë të fundit edhe anëtarët duhet të jenë fqinjë të mirë, jo vetëm kandidatët për anëtarësim.

“Mua më pëlqen që në Raport thuhet se marrëveshjet edhe me Greqinë edhe me Bullgarinë duhet të vazhdojnë të respektohen dhe implementohen prej të gjitha palëve të involvuara. Mendoj se kjo është e rëndësishme që ja Komisioni e ka parë të arsyeshme ta potencojë”, theksoi Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp me euroambasadorin Dejvid Gir në të cilën u prezentua Raporti i KE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut.

Exit mobile version