Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, thotë se në procesin e bisedimeve për emrin me Greqinë, çështjet e identitetit nuk duhet aspak të jenë pjesë, pasi në kundërtën problemi nuk do të zgjidhej asnjëherë.
Ai mohoi informacionet se në bisedimet me Greqinë po flitet edhe për identitetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bisedimet nuk kanë filluar, për momentin po vendosim kufinjtë se në cilin nivel, në cilin format dhe kur do të fillojnë. Nuk është e dobishme të spekulohet për diçka që ka thënë ose jo Kotzias. Për atë duhet të pyetet drejtpërdrejtë Kotzias. Mendoj se çështjet e identitetit duhet të ndahen nga procesi i bisedimeve”, deklaroi sot Dimitrov.
Sipas Dimitrovit, kjo çështje largohet nga opinioni, por siç tha, politika nënkupton marrje të përgjegjësisë.
Ndërsa sa i përket takimit rajonal në Selanik, në të cilën do të marrin pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Bullgarisë, Dimitrov tha se do të jetë e fokusuar në energjetikë, ekonomik dhe bashkëpunim rajonal./Telegrafi/